FOTO/ Pas sulmit me acid në fytyrë, 31-vjeçarja nga Vlora publikon fotot dhe jep një mesazh

FOTO/ Pas sulmit me acid në fytyrë, 31-vjeçarja nga Vlora publikon fotot dhe jep një mesazh

18:10, 22/06/2018
A+ Aa A-

Vilma Dule, 31-vjeçe, është vajza nga Vlora që 5 vite më parë u sulmua me acid nga një i panjohur poshtë pallatit të saj teksa shkonte për në punë. Ngjarja ndodhi më 27 gushtit 2013, teksa 31-vjeçarja u sulmua me acid në fytyrë nga një i panjohur, duke i shpërfytyruar fytyrën, rrezikuar seriozisht shikimin e shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe krahë. Edhe pse kanë kaluar 5 vite që nga ajo kohë, Vilma Dule ka gjetur kurajën dhe forcën për të ecur para dhe i është nënshtruar disa operacioneve për të rikuperuar pamjen.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto në profilin e saj të Facebook dhe ka përçuar mesazhe të rëndësishme që lidhen me vazhdimësinë e jetës dhe mosdorëzimin pavarësisht gjithçkaje.

“Kur një njeri ka një kauzë, ai jeton. Gjeni tuajën”, shkruan Vilma Dule.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco