Vdes në spital i burgosuri. Ja emri

Vdes në spital i burgosuri. Ja emri

15:45, 22/06/2018
A+ Aa A-

Një i dënuar ka humbur jetën në spitalin e burgut në Tiranë. Mësohet se viktima është Gëzim Allushi, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt.

Ai ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Elbasanit, por për shkak të gjendjes shëndetësore ishte sjellë në Tiranë.

Allushi u arrestua më shkurt 2015, pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti në brez. Ai u dënua me burg dhe vuante dënimin në burgun e Elbasanit.  

Njoftimi i Policisë së Tiranës.

Më datë 21.06.2018, në spitalin e burgut, ka vdekur i dënuari, shtetasi G. A., vjeç 53, banues në Kamëz. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco