Kapet me kokainë, e kishte fshehur në trup. Emri

Kapet me kokainë, e kishte fshehur në trup. Emri

10:22, 22/06/2018
A+ Aa A-

Një 20-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar nga policia pasi u kap me një qese kokainë, të cilën e kishte fshehur në trup.

Në kuadër të operacionit të koduar "Muzgu", u bë arrestimi i Luan Boça.

Në njfoftimin e policisë thuhet se: "Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë  shtetasit Luan Boça,  në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup  një  qese plastike  brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar  kokainë, i cili do ta shiste në doza".

Në  cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike  e dyshuar kokainë me peshë 22.75 gram Materialet proceduriale do ti referohen  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve “.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco