Kapen në Kurbin 2 të arratisur me emra të ndryshuar Momentet e arrestimit

Kapen në Kurbin 2 të arratisur me emra të ndryshuar

09:46, 22/06/2018
A+ Aa A-

Policia e Kurbinit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, njeri prej të cilëve me precedentë penalë të mëparshëm.

Të dy ata rezultojnë me emra të ndryshuar. Njeri quhej Gentian Bushi më parë dhe tjetri Maks Cenaj, kurse tani, pas arrestimit, ata janë Eriger dhe Bruno.

Komisariati i Policisë Kurbin njoftoi se bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim Eriger (Gentian) Bushi, 38 vjeç, banues në Laç, person me preçedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë.

Për të Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr.1188 datë 31 maj 2018, ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve"" Kanosja" dhe " Plagosje e lehtë me dashje" parashikuar nga nenet 278/1 , 84 dhe 89  të Kodit Penal.

Po ashtu u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim Bruno ( Maks) Cenaj, 25 vjeç, banues në Kukës. Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr. 1254 datë 06.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet proçedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco