Përplasen autobusët, në Kamëz 6 të plagosur, ja çfarë thotë policia….

Përplasen autobusët, në Kamëz 6 të plagosur, ja çfarë thotë policia….

09:24, 22/06/2018
A+ Aa A-

Aksident në Kamëz. Janë përplasur dy autobusë dhe sipas njoftimeve të fundit ka disa të plagosur.
Mendohet se autobusët po bënin garë mes tyre për të marrë pasagjerët. Mësohet se janë 6 pasagjerë të plagosur për të cilët thuhet se janë jashtë rrezikut për jeten
Njëri nga shoferët ka qenë në gjendje të dehur.
Aksidenti ka ndhur mengjesin e sotëm në rrugen Kamëz – Tiranë në afëri të kthesës së Kamzës.

Informacion Paraprak i policisë

Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë - Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ). Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco