Qeveria trumbeton se “s’ka më kanabis”, në fshatin e origjinës së Saimir Tahirit zbulohet një parcelë

Qeveria trumbeton se “s’ka më kanabis”, në fshatin e origjinës së Saimir Tahirit zbulohet një parcelë

17:30, 21/06/2018
A+ Aa A-

Një parcelë me rreth 66 rrënjë është zbuluar në fshatin Gusmar të Tepelenës, fshat i cili është edhe origjina e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Droga ishte mbjellë në vendin e quajtur “Përroi i Kozicës”. Policia thotë se e asgjësoi lëndën narkotike, si dhe kallëzoi në Prokurorinë e Gjirokastrës 30-vjeçarin E. K., me detyrë kryeplak i fshatit Gusmar.

Historia e parcelave me kanabis nuk është mbyllur plotësisht në Shqipëri, ndonëse qeveria trumbeton të kundërtën. Një ditë më parë u zbuluan qindra rrënjë në Delvinë dhe Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco