Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

FOTO+EMRA/ Ja kush janë shqiptarët e arratisur në Greqi

FOTO+EMRA/ Ja kush janë shqiptarët e arratisur në Greqi

13:57, 21/06/2018
A+ Aa A-

‘Ishin kthyer në tmerrin e pronarëve të banesave në të gjithë Atikën’.

Kështu shkruajnë mediat greke për 5 shqiptarët e arrestuar për mbi 70 vjedhje. Tre prej tyre arritën të largoheshin në datë 19 Qershor nga qelitë e paraburgimit të një komisariatit në periferi të Athinës.

Të arrestuarit janë: Panajot Mahmutaj, Radjon Harizi, Endrit Tahir, Marjus Dedolli dhe Gertian Vrushaj.

Shqiptarët janë të moshën 34 vjeç deri në 47 vjeç. Mësohet se vlera e vjedhjeve të tyre shkonte mbi 400 mije euro.

Ditën e martë tre shqiptarët u arratisën në orët e para të mëngjesit nga qelitë e paraburgimit të një komisariatit në periferi të Athinës.

Ata u hodhën nga qelia e ndodhur në katin e dytë të ndërtesës, pasi kishin prerë me sharrë hekurat e dritares së qelisë. Bëhet fjalë për një lartësi 10 metra nga toka.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco