Arrestohet shqiptari i rrezikshëm. Ja emri

Arrestohet shqiptari i rrezikshëm. Ja emri

09:19, 21/06/2018
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar është prangosur 10 muaj pasi u arratis nga spitali ku ndodhej nën mbikëqyrjen e  policisë. Ai ishte arrestuar për vjedhje e grabitje.

Siç bëhet e ditur nga media italiane, 25-vjeçari Mariglen Cybi ishte arratisur në Gusht të vitit 2017 dhe është prangosur vetëm një ditë më parë.

Ai ishte i shtruar në spital, ku ka mundur tu shpëtojë policëve që e ruanin, të cilët i kishte sulmuar.

Ka qenë një patrullë e policisë në Tuscia, Itali që e ka zbuluar dje 25-vjeçarin shqiptar, i cili me të parë makinën ka tentuar të arratiset sërish.

Edhe pse  ai ishte kapur nga policia, sërish Cybi ka bërë një sulm ndaj karabinierëve në tentativë për të shpëtuar, por pa ja dalë dot.

Shqiptari ishte duke udhëtuar me një makinë tip ‘Benz’ me motor të fuqishëm, që ishte grabitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco