Vdiq në qelitë e komisariatit të Korçës, prindërit e Enea Ftojit: Do ta zhvarrosim për riekspertim

Vdiq në qelitë e komisariatit të Korçës, prindërit e Enea Ftojit: Do ta zhvarrosim për riekspertim

08:57, 21/06/2018
A+ Aa A-

Pavarësisht se ekspertiza ligjore arriti në përfundimin se nuk ishte ushtruar dhunë ndaj të ndjerit Enea Ftoj në komisariatin e Korçës, familjarët pretendojnë të kundërtën. Ata thonë se do të kërkojnë zhvarrosjen e trupit.

“Ka dhunë barbare. Isha vetë në morg dhe i kam parë shenjat në trup dhe fytyrë. Unë i bëra foto djalit dhe ne fytyre kishte të ënjtura dhe shenja. Lajmin qe ai ndërroi jetë e mora vesh në gjykatë jo nga policia. Jemi te bindur qe është dhunuar. Do të bëjmë zhvarrosjen e trupit dhe te behet përsëri ekspertize. Do të bëjmë vetëgjyqësi. Do e kërkoj zgjidhjen e çështjes deri në vdekje. Fëmijët e Eneas i mori nusja dhe ka ikur nga shtëpia. Nuk na ka ndihmuar askush. Gjakun e djalit nuk ma ble askush, shprhte Babai i Enea Ftojit, shkruan ora news 

Ndërsa nëna e Enea Ftoj thotë se, “Është ushtruar shume dhunë ndaj djalit, në krah, këmbë, fytyrë. Unë do ta kërkoj të drejtën e tij, dua ta zhvarrosin trupin. Dua eksperte nga jashtë qe te beje ekspertizën përsëri. Nuk vuante nga asnjë sëmundje. E takova ne paraburgim. Nusja hyri nga dritarja dhe Enea na tha qe po e rrihnin. Policia te hape kamerat. Do kërkoi vetëgjyqësi si nëna e tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco