VIDEO/ Armë, maska e drogë, ja pamjet e arrestimeve në Elbasan

VIDEO/ Armë, maska e drogë, ja pamjet e arrestimeve në Elbasan

08:53, 21/06/2018
A+ Aa A-

Këto janë pamjet e arrestimeve të bëra një ditë më parë në qytetin e Elbasanit.

Tre të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Elbasanit në dy operacione të ndryshme.

I pari është ndaluar një adoleshent.

17-vjeçari me inicialet S. H., ka tentuar të grabisë një makinë tip ‘Mercedez-Benz’.

Ai ishte i maskuar dhe me armë në momentin kur ka dashur të bëjë grabitjen.

Ndërsa dy të rinj janë prangosur sepse po shitnin drogë.

Sipas policisë janë arrestuar Redi Zeneli, 24 vjeç dhe Marius Tabaku, 27 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Tabakut i është gjetur heroinë me vete, të cilën ai ia kishte blerë Zenelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco