Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

FOTO/ Trafiku i drogës në Elbasan, arrestohen dy persona. Emrat

FOTO/ Trafiku i drogës në Elbasan, arrestohen dy persona. Emrat

08:34, 21/06/2018
A+ Aa A-

Një opercaion antidrogë i policisë së Elbasanit ka vënë në pranga dy persona.

Gjatë kontrollit të policisë u është gjetur doza heroine me vehte, por edhe pluhur i dyshuar të jete drogë në shtëpite e tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë së Elbasanit për ngjarjen.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u realizua dhe u dokumentua me prova ligjore operacioni policor për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
• Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në qytetin Elbasan.

Në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, shtetasit Marius Tabaku gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë.

    Nga verifikemet në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga shtetasi Redi Zeneli.

    Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Redi Zeneli, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë, (gjithësej 26 doza), një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lendës narkotike

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco