Me 6 klandestinë në makinë, arrestohet tiranasi në Shkoder.Emri

Me 6 klandestinë në makinë, arrestohet tiranasi në Shkoder.Emri

14:47, 20/06/2018
A+ Aa A-

Një 32-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Shkodër pasi u kap në tentativë për të kaluar 6 shtetas të huaj jashtë kufirit.

Në njoftimin e policisë thuhet se: "Në pranga u vu Ardian Meta 32 vjeç, pasi është kapur nga rojet kufitare të SPK&M Hani i Hotit , në rrugën automobilistike Bajzë- Hani i Hotit , me automjetin e tip “Opel” , me targë AA 517 KH, duke transportuar 6 (gjashtë) shtetas të vendeve të treta, pakestinez".

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 298 Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu20/06/2018 14:52

Kjo esht skandali qe ka ndodhur no nje her ne kte vend tengjith duet te coemi pa perjashtim ti shporrim keta

Shto koment

Denonco