VIDEO/ Kujdes, policia ka nisur fushatë gjobash

VIDEO/ Kujdes, policia ka nisur fushatë gjobash

11:07, 20/06/2018
A+ Aa A-

Policia Rrugore e Tiranës, ka nisur një fushatë për vendosjen e gjobave.

Këtë herë shkak është bërë shkelësit e sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e mjeteve.

Jo vetëm këmbësorët nuk respektohen nga mjetet, por edhe mjetet nuk i japin përparësi mjeteve, duke mosrespektuar normat e sjelljes dhe sinjalizimin rrugor vertikal, shkelje  të cilat janë shkaku kryesor i aksidenteve  rrugore me dëme materiale dhe jo vetëm, thotë policia në një njoftim.

Duke marrë shkas nga fakti që në disa kryqëzime të kryeqytetit drejtuesit e mjeteve ‘injorojnë’ sinjalizimin rrugor vertikal, duke krijuar trafik të rënduar dhe konfuzion në rrymat e trafikut, shkelje të cilat herë pas here, gjenerojnë në konflikte fizike dhe aksidente rrugore, Policia Rrugore e kryeqytetit monitoroi disa nga kryqëzimet më problematike dhe për rreth dy orë, konstatoi dhe procedoi administrativisht 64 drejtues mjetesh të cilët u verifikuan nga efektivët e rrugores, në shkelje të normave të sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë javës, sipas problematikës dhe shqetësimeve të qytetarëve adresuar Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco