Rrëmbehet gazetarja e RTSH në mes të kryeqytetit

Rrëmbehet gazetarja e RTSH në mes të kryeqytetit

13:11, 19/06/2018
A+ Aa A-

Një gazetare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) dyshohet se është rrëmbyer sot në Prishtinë. Një raport i brendshëm i Policisë së Kosovës thotë se është rrëmbyer një person, në makinën e së cilës është gjetur një kartë identiteti e një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

“Tre dëshmitarë të kombësisë shqiptare kanë raportuar se tre persona të panjohur e kanë futur me forcë në makinën e tyre një grua dhe më pastaj janë larguar”, thuhet në raportin e brendshëm të Policisë së Kosovës.

Në të njëjtin raport, siguruar nga Insajderi, Policia e Kosovës konfirmon se ka gjetur një makinë e cila besohet që i takon personit të rrëmbyer. Brenda kësaj makine, Policia gjeti kartën e identitetit të një gazetareje të RTSH-së.

“Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një veturë që besohet t’i takojë gruas së kidnapuar. Policia e Kosovës gjeti brenda mjetit një kartë identifikuese të një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco