VIDEO/ Shpërthimi në Shkodër, vijnë pamjet nga makina e policit

VIDEO/ Shpërthimi në Shkodër, vijnë pamjet nga makina e policit

10:00, 19/06/2018
A+ Aa A-

Këto janë pamje nga automjeti i policit Agim Bushgjoka ku i është vendosur tritol në orët e para të mëngjesit. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale.

Ai kishte të parkuar mjetin poshtë banesës kur ka ndodhur shpërthimi. Sipas policisë nuk ka dëmtime në njerëz por vetëm dëme materiale në mjetin e policit Bushgjoka.

Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Shkodrës për të bërë hetimet. Nga veprimet e para dhe dëshmia e policit Bushgjoka nuk ka asnjë pistë.

Polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie ndërsa nuk ka pasur as lëvizje të njerëzve duke e bërë më të vështirë identifikimin e autorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco