Histori si nëpër filma, 31-vjeçarja shqiptare i shet fëmijën çiftit homoseksual, ja si u zbulua

Histori si nëpër filma, 31-vjeçarja shqiptare i shet fëmijën çiftit homoseksual, ja si u zbulua

20:31, 18/06/2018
A+ Aa A-

Një nënë shqiptare, e cila kishte mbetur shtatzënë me të dashurin e saj, kishte vendosur që fëmijën ta shiste për 70 mijë euro një çifti homoseksual.

Ngjarja ka ndodhur në Pavia, ku 31-vjeçarja shqiptare për të bërë sa më të besueshëm dhe të mos binte në sy faktin se po e shiste fëmijën, kishte vendosur të martohej me avokatin homoseksual që do të blinte fëmijën. Por avokati nga Pavia ishte i njohur se ishte homoseksual dhe prej vitesh bashkëjetonte me të dashurin e tij. Pasi kishte marrë të dhënat e para, policia kishte nisur hetimet, ku ishte zbuluar edhe disa lëvizje të dyshimta parash, nga llogaria e avokatit te shqiptarja. Po ashtu edhe analiza e AND kishte zbuluar së fëmijë nuk ishte i avokatit.

Këto prova kanë detyruar të renë shqiptare që të pranojë të gjithë skemën e sajuar prej saj. Ajo ka pranuar se kishte pranuar që të martohej me avokatin dhe më pas do të merrte 70 mijë euro, duke i lënë fëmijën atij. Avokati italian do të regjistronte fëmijën në emrin e tij.

Pas këtyre provave, 31-vjeçarja shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco