Gjeorgjianët mashtrojnë kambistin shqiptar, “i ngecin” 150 mijë euro false. Emrat

Gjeorgjianët mashtrojnë kambistin shqiptar, “i ngecin” 150 mijë euro false. Emrat

17:33, 18/06/2018
A+ Aa A-

Shtohen rastet e mashtrimit të biznesmenëve shqiptarë nga shtetas të huaj që vijnë nën petkun e biznesmenëve apo investitorëve, është rritur kohët e fundit.

Pas disa rasteve me biznesmenë mashtrues nga Italia apo Turqia, mashtruesit mbërrijnë edhe nga më larg Shqipërisë.

Rasti më i fundit i takon dy gjeorgjianëve, Davit Bakhtashvilli dhe Revazi Akobia, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtruan duke i dhënë 150 mijë euro false pronarit të një zyre të këmbimit valutor në Tiranë.

Sipas denoncimit të bërë nga personi i dëmtuar, dy gjeorgjianët kishin realizuar një këmbim të kartëmonedhave me prerje të vogël, me kartëmonedha me prerje të mëdha 200 dhe 500 euroshe.

Ndërkohë që pronari i pikës së këmbimit valutor u ka dhënë 150 mijë euro të rregullta, gjeorgjianët i kanë dhënë atij 150 mijë euro, plus pagesën e këmbimit, me kartëmonedha të falsifikuara.

Në kohën kur pronari i pikës së këmbimit valutor kuptoi mashtrimin ishte tepër vonë, pasi gjeorgjianët, jo vetëm që ishin larguar, por lanë edhe shumë pak gjurmë për t’u identifikuar plotësisht.

Përveç emrit dhe mbiemrit të shënuar në pasaportë, për ata nuk asnjë të dhënë tjetër, atësi apo vendbanim.

Me gjithë letër-porositë që u janë dërguar autoriteteve gjeorgjiane, deri tani nuk ka asnjë përgjigje. Madje, edhe Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të nisë gjykimin ndaj dy shtetasve gjeorgjianë, pa marrë më parë të dhëna të sakta mbi gjeneralitetet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sirius19/06/2018 11:45

Edhe kambist edhe nuk e njeh Euron? Paska qene ne profesion te gabuar.

Shto koment

Denonco