Vrasja në Milot, familjarët e viktimës kërkojnë kush armatosi gruan vrasëse

Vrasja në Milot, familjarët e viktimës kërkojnë kush armatosi gruan vrasëse

16:07, 18/06/2018
A+ Aa A-

Hapen dyert e mortit në familjen e Kujtim Donajt në Mirditë.

Djali i tyre u ekzekutua mëngjesin e së dielës nga bashkëshortja Violeta.

Burri 42-vjeçar ishte tregtar në tregun e Milotit dhe sapo kishte mbërritur aty, kur gruaja e tij 35 vjeçe shkoi me armë dhe e ekzekutoi me 4 plumba.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se mes çiftit ka pasur probleme dhe një javë më parë është diskutuar edhe divorci.

Familjarët e autores e akuzojnë dhëndrin e vrarë për alkool dhe bixhoz, kurse familjarët e viktimës nuk duan të thonë asgjë rreth asaj çfarë ka ndodhur. 

Ajo çfarë familja Donaj kërkon ka të bëjë me personin që i dha pistoletën nuses së tyre.

Ata ia kanë kërkuar këtë policisë, por edhe po e kërkojnë vetë privatisht.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco