‘Për ato makinat b... çfarë ke bërë andej nga Kavaja’/ Zbardhet biseda mes policit dhe hajdutit

‘Për ato makinat b... çfarë ke bërë andej nga Kavaja’/ Zbardhet biseda mes policit dhe hajdutit

21:31, 17/06/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit e shtatë muaj burg një ish-inspektor të Policisë së Shtetit, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Bëhet fjalë për ish-efektivin e “Shqiponjave”, Engrid Henaj, i cili u shpall fajtor për “shpërdorim detyre”, pasi ka ndihmuar dhe komunikuar gjatë kohës që ka qenë në kërkim, me shtetasin e arrestuar për vjedhje në kuadër të operacionit “Summer 2017”, Fatjon Lila.

Sipas dosjes hetimore, Henaj, gjatë kohës që ka qenë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe më tej në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka pasur komunikime të vazhdueshme me shtetasin Fatjon Lila, i cili ka qenë person në kërkim, i paarrestuar dhe i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vjedhjes”. Henaj, sipas dosjes, e ka njoftuar Fatjon Lilën që ka qenë nën hetim dhe i siguronte atij mjaft informacione që e ndihmonin t’i fshihej Policisë.

Efektivi konsumonte me Fatjonin lëndë narkotike dhe kërkonte prej tij favore të tjera. Ai i jepte të dhëna Fatjon Lilës. Këto të dhëna, punonjësi i Policisë Engrid Henaj i ka marrë nga sistemi TIMS ose informacione të nxjerra nga përgjimet, apo në forma të tjera. Gjithashtu, njëri prej mjeteve të vjedhura nga ana e shtetasit Fatjon Lila është gjetur në Tiranë dhe dyshohet se është ndihmuar nga Henaj që ta dërgojë makinën e vjedhur në Kavajë. Ngjarjet kanë ndodhur në maj-gusht 2017. Në bisedat mes tyre, Lila i kërkon policit që të vijë ta marrë në Qafë-Thanë me automjet policie, ndërkohë që ishte nën hetim. Kujtojmë se Lila është arrestuar në gusht 2017, në kuadër të operacionit “Summer 2017”, në të cilën u prangosën edhe persona të tjerë për vjedhje automjetesh.

PËRGJIMET

-Nga transkriptimi i bisedave telefonike, rezulton se shtetasi Engrid Henaj ka komunikuar me shtetasin Fatjon Lila disa herë. Konkretisht në datën 21.05.2017 ora 21:51, Engrid Henaj nga numri celular ******198, ka zhvilluar këtë bisedë kundrejt numër ******956, i cili thirret nga ana e tij me emrin Fatjon. Në këtë bisedë, polici e këshillon mikun e tij në kërkim që të gjejë një zgjidhje me prokurorin e çështjes.

Polici: Pse i çon zile e s’merr ai. Dëgjo një çikë, për muhabetin tat. Ik kap prokurorin e idiot… Se je akoma në afat… Po ik pra, ta mbylli për muhabetin tat, o k…

Fajton Lila: Kush, të tha gjë njeri ty?

Polici: Po e di unë… ik te prokurori atje ta mbylli, mos të lëshojë urdhërarresti se ike në kokërr të burgut.

Fatjon Lila: Po ma ço, e ke emrin e atij atje?…

Polici: S’e kam o vëlla, nuk e di kush është aty. (Pyet kolegun: o shoku im, e jep se kush prokuror e ka çështjen?)… S’e jep, po ik interesohu kush prokuror e ka çështjen, fut na njërin që të interesohet, a dëgjo? Për ato makinat b***, ça ke bërë andej nga Kavaja, janë dy makina…

-Biseda, datë 22.05.2017 ora 10:16 mes Engrid Henaj dhe Fatjon Lilës, që tregon se ata janë takuar me njëri-tjetrin, edhe pse Lila ishte në kërkim. /Panorama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco