Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vrasja e 20 vjeçares ne Itali, para 5 muajsh i vdiq e ëma, ja çfarë thotë babai i saj

Vrasja e 20 vjeçares ne Itali, para 5 muajsh i vdiq e ëma, ja çfarë thotë babai i saj

12:28, 13/06/2018
A+ Aa A-

Anxhela Meçani ishte e reja e cila u gjet mëngjesin e së hënës e rrahur në mënyrë barbare dhe e hedhur nga një makinë në ecje në rrugët e Torinos. Ndonëse e reja e cila u gjet nga një shofer u transportua në spital për të marrë ndihmën e parë, nuk mundi t’i bënte ballë plagëve. E vetmja gjë që e reja ka deklaruar ka qenë: “Nga makina u hodha vetë.”

Anxhela Meçani kishte jetuar për disa vite në Ravenna, megjithatë ajo rezultonte e regjistruar si banore atje që prej Majit, pas martesës me një italian.

Kur kanë kaluar tre ditë nga ngjarja e rëndë, prindi i 20-vjeçares të vrarë në Itali ka kërkuar ndihmë nga shteti, pasi nuk kanë mundësi ta tërheqin trupin e 20-vjecares.

“Duam ndihmën e shtetit shqiptar, nuk kemi mundësi të sjellim trupin e saj në Shqipëri. Kemi tentuar të mbledhim para, por kërkojmë ndihmë. Vajza ka ikur në Itali në dhjetor të 2017-ës me një shtetas shqiptar. Dhe atje ka lidhur martesë e një italian. Vajzën e kam parë për herë të fundit para shumë kohësh. Kerkojmë të vendoset drejtësi”, – kanë pohuar babai i Anxhela Meçanit.

Në një intervistë për ‘Neës24’ ai kërkoi drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes. Babai i vajzës, tregon momentet e dhimbshme se si e kishin marrë vesh lajmin tragjik.

Si e morët vesh vdekjen e vajzës tuaj?

E morëm vesh nga televizioni dhe interneti. Vajza e pa dhe më njofton se emri i motrës së saj ishte në internet dhe se vajza ishte vrarë. Shkova në Polici, dhe më morën disa të dhëna. Ata e nxorën në sistem atje që vajza kishte ikur në 17 dhjetor, pasi kisha dalë nga Spitali. Mora kontakt me ambasadën shqiptare ne Itali. Më thanë se vajza ishte vrarë në Torino dhe se duhet të tërhiqnim trupin. Por ne nuk kemi mundësi financiare. Unë jam në një ekonomi të dobët. Bashkë me vajzën që vdiq, kam 4 fëmijë. Nusja para 5 muajsh më ka vdekur. Në krye të 5 muajve më vdiq edhe vajza. Dua që ambasada të më sjellë vajzën, s’dua të më ngel trupi i saj në Itali.

Me kë shkoi vajza në Itali?
Ajo thoshte se kishte një të dashur, por ne nuk e kishim njohur atë. Kaq. Nuk mori ndonjëherë në telefon, apo të kishte kontakt me ne.

Me aq sa ju ka treguar vajza apo të tjerë. Vajza kishte lidhur martesë atje?
Thoshte që kishte lidhur martesë me një italian atje, pak moshë e madhe. Edhe kur më vdiq gruaja nuk më ka ardhur pasi nuk kishte dokumente. Tani ku e di unë.

Thuhet se vajza ka qenë e gjallë kur është hedhur nga dritarja e makinës. Çfarë kërkoni?
Unë dua drejtësi. Ajo duhet të nxjerrë gjithçka në pah. Nuk vë dot gisht nëse është ky apo ai. Pasi nuk e di. Vajza ka qene në Itali.

Nuk të është ankuar për ndonjë problem?
Jo jo, nuk më është ankuar. Kishim kontakte në telefon. Madje edhe pak pas ngjarjes më erdhën nga dy gjera nga motra e saj, dhe më tha; ‘dil e merri’. Folëm edhe në darkë. Nga ajo ditë, nga e diela, s’kemi folur më. Kemi folur në internet apo telefon. Më thoshte që isha shumë mirë. Ajo s’kishte asgjë.

Me dëshirën e saj u largua drejt Italisë?
Ajo iku me dëshirën e saj drejt Italisë. Se ka imponuar askush.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Loran shehu13/06/2018 12:34

    Qeke nje legen burr qe sbesoj te ket te dyt por mer armet e vriti familjen ati djalit qe coj ne itali se i mbaruar do jet se njeri sagllam nuk merret me femra po i nxjer leket vet

    Shto koment

    Denonco