DETAJE të reja/ Korrupsioni tek kolaudimi, zbardhet skema dhe denoncuesi

DETAJE të reja/ Korrupsioni tek kolaudimi, zbardhet skema dhe denoncuesi

14:21, 08/06/2018

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimet e bëra gjatë ditës së sotme tek ‘kolaudimi’.

Në një njoftim për mediat, prokuroria ka bërë të ditur se ka qenë denoncimi i një qytetari që ka çuar në pranga 4 persona.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Me date 28.05.2018, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka regjistruar procedimin penal nr.4165 qe ben fjale per vepren penale te “Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, veper penale e parashikuar nga neni 245/1 i K.Penal.

Nga materiali hetimor ka rezultuar se me date 16.05.2018 ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, ne Seksionin per Korrupsionin, ka bere kallezim shtetasi me inciale J. H. Ne materialin kallezues referohej per veprime te kunderligjshme, objekt hetimi te procedimit penal nr.4165, te punonjesve te kompanise qe kryen kontrollin teknik te automjeteve, me vendndodhje ne vendin e quajtur Fushe-Preze, Tirane, si dhe personave te trete, ne lidhje me certifikimin e kontrollit te mjeteve ne menyre te kunderligjshme, ne kembim te perfitimit te vlerave monetare.  

Nga ana e Prokurorit me date 28.05.2018 eshte autorizuar kryerja e veprimeve simuluese te aktit korruptiv, te pergjimit audio-vizual dhe te vezhgimit me ane te cilave eshte dhene autorizim per kryerje te veprimeve te mesiperme sherbimeve te policise gjyqesore ne Seksionin per Korrupsionin prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim me sherbimet e policise ne sherbimin e Forces se Posacme Operacionale ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, nepermjet shtetasit me inciale J.H.

Me date 07.06.2018, pas perfundimit te veprimeve hetimore, jane arrestuar shtetasit:

Arbër Cenuka, ne cilesine e personit nen hetim per vepren penale te “Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, veper penale e parashikuar nga neni 245/1/2 i K.Penal, me detyre punonjes i shoqerise se sigurimeve “X”.

Albert Allushi, ne cilesine e personit nen hetim per vepren penale te “Falsifikimit te dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, veper penale e parashikuar nga neni 186/3 te K.Penal, me detyre inxhnier mekanik ne kompanine qe merret me kontrollin teknik te automjeteve.

Haxhi Marqeshi, ne cilesine e personit nen hetim per vepren penale te “Moskallezimit te krimit”, veper penale e parashikuar nga neni 300 i K.Penal, me detyre punonjes i shoqerise se sigurimeve “Y”.

Gëzim Sorra, ne cilesine e personit nen hetim per vepren penale te “Moskallezimit te krimit”, veper penale e parashikuar nga neni 300 i K.Penal, me detyre punonjes i shoqerise se sigurimeve “Z”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t08/06/2018 14:34

Po prokuroret dhe hetusit kujtojne se shqiptaret kane makina te 2017 siç i kane vete.makinat pak jane te vjetra,mundesi per te blere te reja nuk kane,karburanti eshte per faqe te zeze sa te fiket makina ne mes te rruges se benzina ka uje,atehere çfare duhet te bejne?? Apo çi ......tamën,te merren me droge qe te blejne makina te mira.vete sistemi po i detyron,jo punonjesit e kolaudimit

Shto koment