Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Vdekja e nënës shqiptare dhe vajzave të saj, dënohet me 5 vite burg ish-kryebashkiakja italiane

Vdekja e nënës shqiptare dhe vajzave të saj, dënohet me 5 vite burg ish-kryebashkiakja italiane

22:16, 28/11/2016
A+ Aa A-

Me pesë vite burgim është dënuar sot Marta Vincenzi, ish kryetarja e Bashkisë së Genova-s, për përmbytjen tragjike të 4 nëntorit 2011.

Datë në të cilën humbën jetën katër gra dhe dy fëmijë. Një nga viktimat ishte edhe shqiptarja Shpresa Djala, 23-vjeçe dhe dy vajzat e saj: Gioia e Janissa, 8 dhe 1-vjeç. Lumi “Fereggiano” doli nga shtrati dhe përmbyti banesën e tyre, ashtu si dhe të viktimave të tjera: Angela Chiaramonte, 40-vjeç, Evelina Pietranera, 50-vjeç, Serena Costa, 19-vjeç.

Ish kryebashkiakja e Genova-s ishte akuzuar për vrasje të shumëfishta të paqëllimshme, dëmtime të paqëllimshme, shkaktim të fatkeqësisë të paqëllimshme dhe shpifje.

ImageMarta Vincenzi

Prokurori Luca Scorza Azzara ka kërkuar një dënim prej 6 vitesh e 1 muaj burgim.

Image Shpresa Djala dhe bashkëshorti i saj Flamur

ImageGioia e Janissa Djala

    Foto nga përmbytjet në Genova, 2011

     

    /Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco