VIDEO-FOTO/ 'Dailymail', reportazh në Elbasan/ Ja vendi i drogës së 'Di Caprio-s'

VIDEO-FOTO/ 'Dailymail', reportazh në Elbasan/ Ja vendi i drogës së 'Di Caprio-s'

12:04, 27/05/2018
A+ Aa A-

“Bar restoranti ‘Living’ nuk do të dukej i papërshtatshëm në qendër të Londrës, ose një nga vendpushimet më të shtrenjta italiane.

Por kjo nuk është Soho. Jemi në Bulevardin Qemal Stafa në Elbasan, Shqipëri, një nga qytetet më të depresionuara dhe më të ndotura në Europë. Është krejtësisht e zymtë. Kush do të kishte të ardhurat e mbledhura nga kursimet, që të ndërtonte një vend si “Living” në një vend si Elbasani?

Image

Për këtë restorant janë të ardhurat nga biznesi i paligjshëm i një “lordit te droges” me emrin Klodjan Copja”.

Ky është artikulli në prestigjozen britanike “Daily Mail”, sipas të cilës, “në një prej pikturave të lokalit janë shkruar disa vargje nga kënga e grupit muzikor “The Beatles’ me titull All You Need Is Love “E gjitha që ju duhet është dashuria. Por në fakt ajo që duhet të shkruhej në këtë lokal është “E gjitha që ju duhet janë paratë e drogës”.

“Për mirë apo për keq, të gjithë në Elbasan e njohin zotin Çopja. Ai ngjason me Leonardo Di Caprion dhe kur kthehej nga Londra në Elbasan udhëtonte me një Ferrari të kuq. Perandoria e trafikut të kokainës ndërtuar nga 31-vjeçari Çopja u shkatërruar kur u diktuan korrierët e grupit. Për policinë angleze që hetoi rrjetin e tij kriminal ai ishte mjeshtër për t’u fshehur.

Kur e pa që të gjithë anëtarët e rrjetit ranë në prangat e policisë kriminale angleze ai ilegalisht u largua për ti shpëtuar arrestit. Megjithatë Klodjan Copja do të arrestohej në kufirin greko-shqiptarë me një pasaportë të falsifikuar e më pas do të ekstradohej në Angli. Ndërkohë në Elbasan pak njerëz marrin guximin të përmendin emrin e Klodjan Copjas”, shkruan më tej “Daily Mail”.Image

Daily Mail thotë se ka parë regjistrin e bizneseve shqiptare nga ku rezulton se lokali Livin i Klodjan Capajt është regjistruar në emrin e nënës së tij 62 vjeçare.

30-vjeçari Klodian Copja u dënua nga Kingston Crown Court, pasi u shpall fajtor për 3 akuza, atë të shpërndarjes së drogës së Klasit A, të Klasit C dhe të importit të drogës së Klasit A.

Copja u kap nga Policia Metropolitane pas zbulimit të një rrjeti të shpërndarjes së kokainë në Britani nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të 2015 -ës. Shqiptari ishte koka e një rrjeti të madh të shpërndarjes së kokainës, përgjegjëse për importimin e një sasie droge që kapte vlerë e 60 milion paundëve.

Met (Polici Metropolitane), në bashkëpunim me një numër të madh forcash të policisë nëpër Britani, zhvilloi një hetim të detajuar mbi lëtë rrjet të shpërndarjes së drogës që çoi në dënimin e 42 personave me një total prej 360 vitesh heqje lirie.

Gjatë periudhës së parë, nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të po këtij viti, efektivët e Met punuan me kolegët e tyre në Kent, West Midlands, Bedfordshire dhe Thames Valley për të kryer një operacion përgjimesh mbi rrjetin e drogës të shqiptarit Copja.

Kjo çoi në arrestimin e 12 personave, klientë apo shpërndarës të drogës së Klasit A, me një vlerë prej rreth 2.5 milion paund.

Ata u dënuan me 166 vite burg në total.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-5773107/How-Albanian-drug-lords-knife-wielding-goons-exploiting-Europes-porous-borders.html

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta28/05/2018 10:28

Se pari jo te gjithe shqipetaret jane kriminela skiftera apo trafikante droge apo ku di une,se dyti nqs dikush gabon me ligjet denohet seshte gje e mire por i behet mesim mos shkelin ligjet,se treti te gjithe qe mund te bejne leke me pune te regullt apo trafiqe prape ato para ne shqiperi do i sjellin keta djemte,si kujtuat ju se ne amerike apo BE ska trafikante?nqs nje djale shqipetare genjehet dhe ngaterohet e kapet me droge ne amerike eshte vete shteti qe punon me droge,thjeshte amerikanet e kane si parim beni si themi ne dhe mos beni cfare bejme ne,sepse amerikanet i duan cdo gje per vete.Prandaj nje lutje z.Cim Peka ne respekt per portalin syri.net mos jepni vetem lajme te keqia per djemte shqipetare se nuk eshte mire kur ne nuk duam njeri tjetrin cfare presim te na doje europa?.

Shto koment

Denonco