VIDEO/ Aksidenti me dy të vdekur, makina bëri saltro Foto ilustruese

VIDEO/ Aksidenti me dy të vdekur, makina bëri saltro

23:10, 26/05/2018
A+ Aa A-

Dy të vdekur dhe një person i plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti të ndodhur orët e vona të kësaj pasdite në në autostradën Milot-Fushë Krujë. Erald Uzuni, 26 vjeç dhe Klodian Vladi 21 vjeç, kanë mbetur të vdekur. Ndërsa, Mario Uzuni 18 vjeç, djali i xhaxhait i  Erald Uzunit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Makina me të cilën lëviznin 4 të rinjtë ka dalë nga rruga. Dyshimet e para janë se, drejtuesi i mjetit Erald Uzuni, ka humbur kontrollin e makinës që ka bërë saltro disa herë para se të përfundonte në një fushë anë rruge. 

Policia bëri me dije se “rreth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot-Fushë Krujë, një mjet tip Volkswagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga”.

“Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. (Erald Uzuni) 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. (Klodian Vladi) 21 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndërruar jetë në spital.

Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit M.U. (Mario Uzuni) 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor. M.U. (Mario Uzuni) ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse A.C. është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco