‘Polici me armë në protestë’, reagon Policia

‘Polici me armë në protestë’, reagon Policia

22:31, 26/05/2018
A+ Aa A-

Policia ka reaguar lidhur me foton e një efektivi të publikuar në media këtë të shtunë dhe raportimet se polici ka pasur armë në brez. Sipas policisë, kjo nuk është e vërtetë.

“Çdo punonjës policie i planizuar me shërbim ka qenë i paisur me rripin multifunksional ku pjesë e rrypit është edhe kllëfi i armës së brezit, çka në fotot që qarkullon në rrjetet sociale duket qartë që kllëfi i pistoletës është bosh”, thuhet në një reagim të Policisë.

Reagimi i plotë:

Nisur nga një foto që qarkullon në rrjetet sociale, ku është fotografuar këllëfi i pistoletës së punonjësit të policisë të FNSH, sot gjatë tubmit të opozitës, duke pretenduar se punonjësi i policisë ka pistoletën në kllëf dhe ka shkuar me armë në tubim ju sqarojmë se:

Bazuar në Ligjin e Policisë së Shtetit, atë për tubimet, Procedurave standarte te punës  për tubimet, si dhe në Planin e masave të hartuar për këtë tubim, asnjë punonjës policie  që ishte i planizuar në kordonin  për pengimin e protestuesëve  për të mos depërtuar në brendësi të institucineve nuk ka shkuar me armë  brezi  në tubim apo me armë të gjatë.

Çdo punonjës policie i planizuar me shërbim ka qenë i paisur me rripin multifunksional ku pjesë e rrypit është edhe kllëfi i armës së brezit, çka në fotot  që qarkullon në rrjetet sociale duket qartë që kllëfi i pistoletës është bosh.

Çdo interpretim tjetër, si dhe çdo akuzë nga ana e opozitës se Policia e Shtetit ka shkelur ligjin  është thjesht dashakeqësi dhe përpjekje për të manipuluar të vërtetën.

Policia e Shtetit edhe njëherë falënderon median, qytetarët e gjithë fotoreporterët që sot ishin dëshmitarë të veprimeve konform ligjit të Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco