Gjykata dënon aktivistin e shoqërisë civile

Gjykata dënon aktivistin e shoqërisë civile

20:39, 25/05/2018
A+ Aa A-

Gjykata ka dënuar sot me 6 muaj shërbim prove, aktivistin Napolon Laska. Ka qenë vetë ky i fundit që ka bërë të ditur lajmin, përmes rrjeteve sociale.

Me anë të një postimi në Facebook, laska shkruan se është dënuar me 6 muaj për shërim prove. Por mesa duket Laska nuk është dhe aq i irrituar me vendimin e gjykatës sesa me deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama.

Ja çfarë shkruan Laska:

Nuk dua ta komentoj vendimin e gjykatës sot i cili më dënon me 6 muaj shërbim prove, me kushtin që të mos kryej asnjë vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe. Praktikisht të kem frikë të protestoj dhe të ngre zërin. Atë do e zgjidhim duke e apeluar në të gjitha shkallët e mundshme të gjyqësorit.

Problemi është kur në të njëjtën ditë, kryeministri na quan injorant ne që protestojmë për mbrojtjen e jetës, gjykatësja me mendjen e urdhërin tij dhe sikur të ishte ai vet, merr vendim për denimin tonë.

Për një gjë më vjen keq në gjithë këtë histori:

Më vjen keq që nuk paskam qenë i qartë kur kam thënë se nuk më trembni dot as me hetime, as me procedime e as me vendime gjykatash.

Të fala reformës në drejtësi!

Shihemi në protestën e radhës fashistë palaço!

#MeMbrostarin

#YouCanNotStopMe

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/05/2018 22:11

Ku e gjeti fashistin ky paljaço kryeministër me gjithë këtë paljaço shoqëror civil. Ju jeni të gjithë komunistë neomarksistë sorosianë. Shëmbëll keni Erpleh Velinë. Demagogë të qelbur.

Ladi25/05/2018 21:47

Kjo eshte Gjykata e pavarur e Edi Rames , padronit te Shqiperise. Keta jane gjyqtaret legena qe bejne sikur mbajne drejtesi, por qe ne fakt japin ate qe u thote kryegjytari Rama. Asnje gjyqtar apo Prokuror ne Shqiperi nuk ka integritet per te dhene vendim Gjyqesor te pa ndikuar nga Politika. Nuk flas ketu per hajdute xhepash , por flas ketu per trafikante hashashi te kapur me flagrance me dhjetra ton hashash dhe qe lirohen nga gjykatat, ose denohen me pak ose sa ata qe kapen me nje gram hashash . Flas ketu per inkuizicionin qe ben Gjykata Shqiptare nen udheheqjen e liderit Edi Rama. Gjyqtaret, prokuroret dridhen nga frika po te mos zbatojne urdherat e Edi Rames dhe funksionareve te Larte te Partise Socialiste dhe ministrave te saj. Kerkoni dhe do te shikoni cudira qe asnjehere nuk do te kishit imagjinuar .

Shto koment

Denonco