Atentati ndaj të riut, arrestohet autori

Atentati ndaj të riut, arrestohet autori

19:49, 25/05/2018
A+ Aa A-

Ndalohet personi i cili para dy ditësh tentoi të vrasë me thikë një 20-vjeçar në Durrës.

G.Gj. 18 vjeç, banues në Durrës, u vu në pranga nga specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

“G.Gj, më datë 23 Maj, rreth orës 14:00, në lagjen Nr.18 Durrës, për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin E.M. 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar në nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco