Del VIDEO e vrasjes së Marvi Mihalit, për një karikues telefoni

Del VIDEO e vrasjes së Marvi Mihalit, për një karikues telefoni

21:31, 24/05/2018
A+ Aa A-

Emisioni “Të Paekspozuarit” në Top Channel, publikoi një video ekskluzive, ku tregon vrasjen barbare të Marvi Mihalit, 22-vjeçarit, në datë 31 korrik 2017. Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes, Mira Mihali, të cilët po përjetojnë dramën më të madhe të djalit të tyre.

Pamjet ekskluzive të siguruara nga “Të Paekspozuarit”, para dhe gjatë momenti të sherrit, tregojnë për një plan mirë të organizuar nga grupi kriminal i të rinjëve. Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla dhe shumë tjetër kishin rrethuar zonën, për ti bërë pritë bashkëmoshatarëve të tyre, Armend Haxhiut, Xhoslin Shatës, Marvi Mihalit.

Sipas videos, e cila është siguruar nga kamerat private të bizneseve, një nga organizatorët e krimit i bën me shenjë grupit të sulmi, se po vjen Armendi, Marvi dhe Xhoslini. Në atë moment, del në skenë Dejvi Bitraj, i cili shkëmben fjalë me Armendin, por ky i fundit, nuk duron dhe e godet me grusht. Në atë moment, grupi i agresorëve, rrethojnë Marvin, Armendin dhe Xhoslinin.

Edhe pse stërmullari i sherrit ishte Armend Haxhiu, autorët e krimit iu vërsulën brutalisht 22 vjeçarit Marvi Mihalin. Sipas videos, shihet qartë që Marvi as nuk ka sulmuar njeri, as nuk ka goditur njeri, por është qëlluar në mënyrë kriminale nga bashkëmoshatarët e tij.

E gjithë skena e krimit, ndodhi vetëm 40-50 sekonda, dhe autorët largohen qetësisht nga vendngjarja. Marvi Mihali u vra në mes të Tiranës, pa asnjë arsye, pa asnjë faj…ai u vra barbarisht duke mbyllur përfundimisht jetën e dy prindërve të tij.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ZGJOHU ...25/05/2018 15:42

ZGJOHU O SHTET VERE FUQINE E MADHE NE PUNE , DHE VENDOS RREGULL SEPSE VETEGJYGJESIA ESHTE DEGJENERIMI I SHOQERISE NJEREZORE .KTHEHEMI NE VEGEL DHE JO ME NE INTELIGJENCEN QE KEMI .JETE XHUNGLE !!!

Albi25/05/2018 09:48

Kafshet duhen te kalben ne burg. Te perdhunohen ajte ne biruce e bashk me ta edhe prokurori apo gjykatsi qe i liroi

Dondo25/05/2018 02:33

Milet i cmendur... shtaze qe shtohen e shumohen ka prodhu ky vend kto 80vjet . Egersira me 2 kembe qe vetem te mashtrojn vjedhin zhvasin abuzojne dhunojne dhe vrasin. Kanibalet jane xheloz per kta mostra

Shto koment

Denonco