VIDEO/ Aksident me vdekje, humb jetën burri. Emri

VIDEO/ Aksident me vdekje, humb jetën burri. Emri

18:41, 24/05/2018
A+ Aa A-

Një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë mbeten te plagosur nga një aksident rrugor të regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në Kryebushat, ku tre automjete janë përplasur mes tyre.

Viktima është Ludovik Malota 62 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip “Benz” me targa AA 802 JA. Ai ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës si pasojë e plagëve të marra, ku u transportua po aksidentit. Të plagosura mbetën edhe dy pasagjeret që ndodheshin në “Benz”.

Në aksident u përfshi edhe mjeti ku udhëtonte myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj, bashkë me të shoqen. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur një hetim për shkaqet e aksidentit.

Në një njoftim paraprak lidhur me ngjarjen, Policia bëri me dije se: “Rreth orës 17:45 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër- Lezhë në vendin e quajtur krye-Bushat ka ndodhur një aksident.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjetet tip Benz me targë AA 802 JA, mjeti tip Peugeot me targë AA 019 FF dhe mjeti tip Opel me targë AA 332 EK janë përplasur, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi L. M. 62 vjeç, pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjeret e mjetit tip Benz shtetaset D. M. 57 vjeçe dhe K. M. 25 vjeçe të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa dy drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasit A.K. dhe E.S. do shoqërohen në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco