Pas 1 muaji përgjime, arrestohen 2 vëllezër në Skrapar me armë dhe kanabis

Pas 1 muaji përgjime, arrestohen 2 vëllezër në Skrapar me armë dhe kanabis

09:06, 24/05/2018
A+ Aa A-

Policia dhe Prokuroria e Beratit kanë zhvilluar një operacion të koduar "Osoja", i cili u ndoq me metoda speciale dhe pas një hetimi 1- mujor, u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve nga fshati Osojë i Skraparit:

 Kalem Muçaj, 51 vjeç dhe Elmas Muçaj, 41 vjeç.

Të dy dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike. Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesat e tyre, dhe iu gjetën:
Gjashtëdhjetë e nëntë fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, dy armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm, 4 krehëra automatiku, 4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/1 e Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco