Kanë marrë edhe kompjuterin, kush është Prokurori i Durrësit që iu grabit zyra, detaje

Kanë marrë edhe kompjuterin, kush është Prokurori i Durrësit që iu grabit zyra, detaje

08:56, 24/05/2018
A+ Aa A-

Serish vjedhja dokomentash ne Prokurorinë e Durrësit. Pak ditë më parë u grabit posta e këtij institucioni ndërsa gjatë natës së kaluar janë bastisur zyrat e ketij institucioni të akuzes në qytetin bregdetar.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në zyrën e prokurorit të Task Forcës Afrim Shehu dhe një oficeri gjyqësor dhe kanë marrë prej andej materiale të ndryshme, dokumente në tavolinën e punës. Dyshohet se në tavolinën e punës së tij është marrë edhe kopmjuteri me të cilin punonte prokurori.

Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm nga pastruesja, e cila ka gjetur që në orët e para të mëngjesit kur nisi punën, dyert e dëmtuara të prokurorisë.

Sipas Burimeve nga ky organ bëhet e ditur se është urdhëruar që askush të mos hyjë brenda, pasi prish vendin e provës. Ndërkohë,  po këqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishtërinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, shkruan g.sh. 

Mësohet gjithashtu se Prokurori i Task Forcës, Shehu, zyra e të cilit iu bastis natën po heton të gjithë zyrtarët që kanë probleme dhe gjithë sa lidhet me abuzimit dhe te korrupsionin e pushtetarëve. Prokurori po heton edhe për tjetërsim prone në zonën e Ishmit.

Sipas rojeve nuk është dëmtuar dera e jashtme e Prokurorisë.  Ndërkaq, ende nuk ka të dhëna konkrete se çfarë i është vjedhur prokurorit Shehu në zyrën e tij, pasi këto do të dalin pas bilancit të dokumenteve që ai ka pasur në zyrë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve të kësja ngjarje të rëndë.

Image

\

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta24/05/2018 10:00

Prokurori Shehu, ne pranga dhe ja i tregon ai cfar ka ndodhur.......do ti gjeni edhe thesin me para ketij prokurori per kete aksion hajduterie.......

t24/05/2018 09:24

Kjo prokurori nuk eshte vjedhur as ne 97

Shto koment

Denonco