Dosjet që u grabitën në Prokurorinë e Durrësit, të zyrtarëve të korruptuar Foto ilustrim

Dosjet që u grabitën në Prokurorinë e Durrësit, të zyrtarëve të korruptuar

08:14, 24/05/2018
A+ Aa A-

Grabitësit që kanë hyrë me forcë gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit kanë synuar zyrën e prokurorit Afrim Shehu, që po hetonte dosjet e korrupsionit të zyrtarëve për tjetërsimin e pronave në Ishëm. 

Krerët e Policisë së Durrësit dhe hetuesit kanë zbarkuar prej disa orësh në këtë institucion dhe kanë nisur hetimet.

Paraprakisht është vërejtur se janë synuar në mënyrë specifike, dosjet e disa zyrtarëve që po hetohen për shpërdorim detyre.

Hetuesit nuk kanë lejuar askën të futet në zyrë pasi po mbledhin provat, shenjat e gishtërinjve dhe gjithçka tjetër me vlerë për të zbuluar autorët. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta24/05/2018 09:07

Prangat Afrim Shehut dhe ja u tregon ai se kush i vodhi, si i vodhi dhe ku jane dosjet hetimore.....por do te gjeni edhe thesin e parave qe ka mare Afrimi per kete organizim te kesaj vjedhjeje.......

Llanua24/05/2018 08:48

Jooooo, ska zyrtare te korruptuar. Ja kane fut kot

Shto koment

Denonco