Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arratisja ne Vlorë, shoqërohen 3 policët e burgjeve

Arratisja ne Vlorë, shoqërohen 3 policët e burgjeve

13:10, 23/05/2018
A+ Aa A-

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet pas arratisjes së një të dënuari nga ambjentet e Gjykatës së Vlorës. Janë shoqëruar tre policë të burgjeve dhe po merren në pyetje.

Tre punonësit e policisë së burgjeve janë shoqëruar në komisariat lidhur me arratisjen e Mikel Kasës, sapo këtij të fundit iu komunikua vendimi i dënimit nga gjyqtari i Gjykatës së Vlorës. Tre punonjësit e burgjeve kanë pasur detyrë të shoqëronin të arrestuarin.

Pritet që ata të arrestohen. Prokuroria e Vlorës nis veprimet hetimore për arratisjen nga Gjykata e Vlorës e Mikel Kasës.  Hetimet filluan nga prokuroria  dhe oficefri i prokurorisë që janë të gatshëm

Mikel Kasaj është emri i të dënurait që u arratis nga gjykata e Vlorës në momentin që po lexohej masa e dënimit nga gjyqtari i seancës

Në njoftimin e policisë për këtë ngjarje thuhet se: Më datë 23.05.2018, rreth orës 10:25, Salla Operative Vlorë është njoftuar se prej ambienteve të Gjykatës Vlorë ku shërbimet e IEVP-së kishin dërguar për masë sigurie shtetasin Mikel Kasa, 29 vjeç, ky i fundit është arratisur.
Shërbimet policore të IEVP-së gjatë shoqërimit të këtij shtetasi në ambientet e Gjykatës nuk kanë kërkuar mbështetjen e forcave policore të DVP Vlorë.
Aktualisht nga ana e Drejtorisë Vendore e Policisë Vlorë janë ngritur disa grupe kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.
Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129. Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco