Gjirokastër/ Italiani del nga rruga me makinë bashkë me 3 të rinj nga Tirana

Gjirokastër/ Italiani del nga rruga me makinë bashkë me 3 të rinj nga Tirana

19:46, 22/05/2018
A+ Aa A-

Një aksident me katër të plagosur ka ndodhur në Gjirokastër.

Policia ka bërë të ditur se: në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ka dalë nga rruga mjeti autoveturë, tip Fiat me targa italiane ES 440 CA, me drejtues shtetasin italian M.P, 20 vjeç, banues në Bari.

Në mjet ndodheshin edhe tre shqiptarë, përkatësisht M.S, 17 vjeç, Xh.S, 20 vjeç dhe F.Gj., 19 vjeç të tre banues në Tiranë.

Ata u shoqëruan në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, me dëmtime të lehta, dhe ndodhen nën kontrollin e mjekëve, për momentin janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga grupi hetimor po kryhen veprimet për përcaktimet e shkakut të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco