Tentativa e grabitjes së bankës, ja kush është autori. Emri

Tentativa e grabitjes së bankës, ja kush është autori. Emri

17:55, 22/05/2018
A+ Aa A-

Olcion Muço, 25 vjeç nga Berati, është personi i arrestuar pasditen e sotme për tentativën e grabitjes së bankës në Lushnje.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia: Rreth orës 16:00, në afërsi të Poliklinikës së qytetit Lushnje, është tentuar të vidhet një bankë e nivelit të dytë.

Autori ka hyrë në bankë i maskuar dhe me armë dhe ka qëlluar me armë.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë reaguar duke arrestuar autorin e dyshuar pas një ndjekjeje. Ai tentoi të largohej në brendësi të lagjeve, por u ndalua rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maska dhe 1 kapuç.

Gjithashtu në vendngjarje u sekuestruan 8 gëzhoja pistolete TT të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco