Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pedalonte biçikletën, vdes papritur

Pedalonte biçikletën, vdes papritur

17:29, 22/05/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje dramatike ka ndodhur në rrugë këtë të martë në Nereto të Italisë pranë fushës sportive të komunës.

Siç raportojnë mediat lokale, një 72-vjeçar shqiptar banor i komunës, është rrëzuar nga biçikleta teksa pedalonte dhe ka humbur jetën në sytë e shumë drejtuesve të mjeteve që nuk mundën të bënin asnjë për ta shpëtuar.

Edhe stafi i ndërhyrjes së shpejtë i spitalit më të afërt me vendngjarjen “Sant'Omero”, nuk mundi të bënte më shumë, veç se të konstatonte vdekjen e tij. Identiteti i shqiptarit që humbi jetën nuk bëhet i ditur.

Sipas të njëjtave burime, dyshimet paraprake janë se i moshuari shqiptar ka pësuar një atak kardiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco