Denoncimi/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 25 vjeçari. Policia dhe Drejtori i OSHEE-së fshehin provat

Denoncimi/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 25 vjeçari. Policia dhe Drejtori i OSHEE-së fshehin provat

17:16, 22/05/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Peqinit,. Ku një 25 vjeçar teksa ishte duke korrur barin në kompleksin ku punonte ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka humbur jetën.

Ngjarja është bërë edhe më e rëndë, pasi pronari i kompleksit i cili është edhe Drejtor i OSHEE-së së Qarkut të Elbasanit, në bashkëpunim me policinë ka fshehur të vërtetën e vdekjes së 25 vjeçarit Ilir Sharka.

Kanë qenë qytetarët e Peqinit të cilët e kanë denoncuar këtë ngjarje tek ih-kryeministri Sali Berisha, i cili ka bërë publike në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i Berishës:

Vrasësit e pushtetit!

Viktima Ilir Sharka 25 vjeç në Peqin, për të cilin shpreh ngushëllimet më të thella familjes, ka vdekur nga korrenti në kopshtin e drejtorit të OSHEE!

Lexoni denoncimin e qytetarëve dixhital. sb

“Z.Berisha Sot ne qytetin e Peqinit vdiq nga korenti duke pastruar barin nje i ri 25-vjecar Ilir Sharka (qe me kete pune nxirrte buken e dites dhe mbante familjen) ne ambjentet e Hotel Restorant Maci.Drejtori o OSHË-se Qarku Elbasan njekohesisht dhe pronari i kompleksit ku ndodhi vdekja BUKUROSH MACI.1-Per te mbuluar vjedhjen e energjise elektrike nen toke qe vidhet nga ana e kompleksit.2-Per te fshehur krimin flagrant po manipulon provat shkaqet e vdekjes te riut ne bashkepunim me Ekspertizen-Mjekoligjore te rrethit Elbasan si dhe me policine e qytetit te Peqinit bashkepunim me Drejtorine e Policise Elbasan NE VDEKJE NGA KORENTI NE INFARKT.Qyteti i Peqinit eshte i errituar nga ky akt kriminal nga kjo maskarade e pashoq e patreguar ndonjehere”

“Doktor Pershendetje

Bie ne kontakt me rrymen elektrike ne Restorant Maci ne Peqin punetori teksa korrte barin. Restoranti i perket Drejtorit te Qarkut te Oshë Elbasan, Bukurosh Maci. Ky eshte drejtori i cili ben ligjin teksa vjedh energjine per restorantin e tij, por gjithashtu po mbulon vdekjen e nje njeriu te pafajshem.

Anonim”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku22/05/2018 23:48

Kriminelë ordinerë, mafje në pushtet. Të gjithë bisnesmenë, të gjithë drejtora në punë shteti, papunësia më e larta në botë, pushtetarët nga 10 punë, punë i thënçin, realiteti: "rroga dhe rryshfete, vjedhje ashiqare". Ju zëntë gjaku i të pafajshmit!

Shto koment

Denonco