FOTO/ Klienti tregon tmerrin nga shoferja pa patentë: Na erdhi drejt lokalit gati të na shtypte. Shtyllën do ta bëjmë lapidar'

FOTO/ Klienti tregon tmerrin nga shoferja pa patentë: Na erdhi drejt lokalit gati të na shtypte. Shtyllën do ta bëjmë lapidar'

14:12, 22/05/2018
A+ Aa A-

Një qytetar nga Librazhdi tregon i tmerruar çastet kur makina e drejtuar nga një 20 vjeçare është nisur drejt lokalit ku ai bashkë më mjaft qytetarë të tjerë ishin duke pirë kafe. 

Qytetari tregoi: “Ishim brenda në lokal bashkë me dy shokë të tjerë. Në lokal kishte edhe qytetarë të tjerë që po pinin kafe. Në një moment një makinë u drejtua drejt nesh. Dëgjuam të baritura e më pas një zhurmë të fortë. Për fat makina u përplas me shtyllën që ndodhej para lokalit. Ndryshe do të kishte hyrë brenda dhe do na kishte palosur të gjithëve!

Dolëm të frikësuar dhe ndihmuam shoferen që ishte një vajzë e re. Pas pak erdhi edhe Policia dhe e transportoi për në spital. Jetën e kemi prej asaj shtyllës. Do ta bëjmë lapidar!" rrëfeu qytetari për infoelbasani. Policia pas ngjarjes njoftoi për aksidentin dhe arrestimin e Adenisa A. shoferen e mjetit, duke zbuluar se 20-vjeçarja  nuk kishte fare patentë.

Në njoftimin e Policisë thuhej: 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Librazhd, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Adenisa A, 20 vjeçe, banuese në fshatin Kuturman. Shtetasja  e lartpërmendur duke drejtuar mjetin  me targa AA 825 IN,  e pa paisur me  Leje drejtimi , ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me kolonën prej betoni të një lokali. Si pasojë është  aksidentuar drejtuesja e mjetit e cila ndodhet në spitalin e  Librazhdit  jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe  “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco