‘Dëshmitari X’, pse nuk e pranoi mbrojtjen e prokurorisë Albert Veliu?

‘Dëshmitari X’, pse nuk e pranoi mbrojtjen e prokurorisë Albert Veliu?

13:02, 21/05/2018
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka propozuar dëshmitarit X, Albert Veliu, statusin e dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia.

Burime nga Krimet e Rënda bëjnë me dije se Veliu nuk e ka pranuar statusin e dëshmitarit pasi sipas këtij të fundit nuk ndihet i rrezikuar.

Gjithashtu mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë vendosur të mbajnë në mbikëqyrje Albert Veliun.

Pas publikimit të audio-përgjimit, dëshmitari X, në një intervistë të publikuar nga PD , tha se ndihej i kërcënuar, pas vizitës që Shefi i Krimeve në qytetin e Vlorës, i kishte bërë djalit të tij në vendin e punës.

Audio-përgjimi Xhafaj-Veliu, i publikuar nga selia blu, është kthyer në lajmin kryesor prej disa ditësh.

Demokratët kanë organizuar një protestë për dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj ditën e shtunë, në 26 maj. /Faxweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco