VIDEO/ Çfarë po ndodh në Tiranë? Aksidentohen dhjetëra makina

VIDEO/ Çfarë po ndodh në Tiranë? Aksidentohen dhjetëra makina

18:52, 20/05/2018
A+ Aa A-

Të paktën 4 aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Dy aksidentet e fundit kanë ndodhur afër një qendre tregtare, ku janë dëmtuar disa mjete si pasojë e përplasjes. Nga aksidentet ka pasur bllokim të trafikut dhe vështirësi në qarkullim.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihen mjetet e përfshira në aksident si dhe forcat e policisë. Disa nga mjetet që janë përfshirë në aksident janë marrë me karoatrec.

Nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të fundit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidenteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco