Gjendet i vdekur brenda në makinë një person në kryeqytet! Policia dyshon se ...

Gjendet i vdekur brenda në makinë një person në kryeqytet! Policia dyshon se ...

16:18, 20/05/2018
A+ Aa A-

Një 75-vjeçar është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në Tiranë. Sipas policisë, shtetasi me inicialet H.M është gjetur i vdekur brenda makinës së tij tip ‘Benz’ në parkimin e një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi nga Komisariati i Policisë Nr. 2:

Më datë 19.05.2018, në rrugën “Janos Hunyadi”, në parkimin e një pallati, brenda mjetit tip “Benz”, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi H.M., vjeç 75, banues në Tiranë. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco