Kapet gomonia me drogë në Vlorë

Kapet gomonia me drogë në Vlorë

17:19, 16/05/2018
A+ Aa A-

Një gomone me drogë është kapur pasditen e sotme në Gjirin e Petullës, në Karaburun të Vlorës. 

Raportohet se në gomone janë gjetur disa bidonë me benzinë dhe një sasi kanabisi. Mjeti lundrues është rreth 7 metra i gjatë.

Aksioni policor është në vazhdim e sipër dhe sipas uniformave blu dyshohet se në zonë është fshehur një tjetër sasi droge, që do të ngarkohej në gomone me destinacion të dyshuar si Italinë.

Nuk raportohet për persona të arrestuar, deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco