Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Pas deklaratës së Ramës, Prokuroria kërkon dëshmitë e 3 zyrtarëve të PD

Pas deklaratës së Ramës, Prokuroria kërkon dëshmitë e 3 zyrtarëve të PD

16:15, 16/05/2018
A+ Aa A-

Prokuroria i ka kërkuar dy deputetëve demokratë, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, si dhe ekspertit ligjor Gazmend Bardhi, ish-ministër i Drejtësisë, të japin dëshmitë e tyre lidhur me video-përgjimin e publikuar ku shfaqej Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, ministër i Brendshëm, në një bisedë trafikantësh droge.

Mësohet se deputetët do të pyeten në lidhje me përgjimin audio të publikuar një ditë më parë. Tre zyrtarët e PD do të paraqiten në organin e akuzës të enjten paradite.

Reagimi i Prokurorisë erdhi pak orë pasi Kryeministri Edi Rama para grupit parlamentar socialist mori në mbrojtje Xhafajn dhe e konsideroi video-përgjimin jo autentik. Sipas Ramës, përgjegjësit për këtë video duhet të ndiqen penalisht.

Duket se Prokuroria ka pritur qëndrimin e Kryeministrit për të vepruar, ndërsa një ditë më parë janë marrë pamjet filmike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ed Rama16/05/2018 20:46

Po ky piktor eshte. Si e gjeti ky qe nuk eshte autentik pergjimi.kjo do te thot se e mberon publikisht vellan e xhafes.bravo piktor.

Shkodran16/05/2018 16:36

Uaa cne paskemi prokurori...? Apo prokuroria vetem kur preken interesat e Rilindjes,se te partive te tjera dhe popullit nuk eksiston... vdekshi...

Shto koment

Denonco