Arta Marku shkarkon prokurorin e dosjes së Saimir Tahirit

Arta Marku shkarkon prokurorin e dosjes së Saimir Tahirit

15:27, 09/05/2018
A+ Aa A-

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka larguar nga detyra kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj.

Vendimi i beftë është marrë këtë të mërkurë dhe në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela.

Hajdamataj është prokurori që po heton dosjen “Habilaj-Tahiri”.

Largimi i tij mbërrin një ditë pasi thërriti për të marrë në pyetje Gentian Ceka, shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco