Zgjerohet skandali me 'gylenistët': njëri nga turqit është rrëmbyer gabimisht

Zgjerohet skandali me 'gylenistët': njëri nga turqit është rrëmbyer gabimisht

08:45, 27/04/2018
A+ Aa A-

Në skandalin me dëbimin e gjashtë shtetasve turq, shteti i Kosovës përveçse ka shkelur ligjet e veta dhe të drejtat e njeriut të personave që ia dorëzoi Shërbimit Sekret Turk, ka bërë edhe një ngatërresë të tmerrshme: bazuar në dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga “Koha Ditore”, njëri prej gjashtë turqve është arrestuar dhe deportuar gabimisht.

Policia me urdhër të AKI-së ka kërkuar të arrestojë shtetasin turk Hasan Hüseyin Demir, por në vend të tij ka arrestuar shtetasin tjetër turk, Hasan Huseyin Gunakan.

“A jeni ju Hasan Huseyin Demir?”, e ka pyetur zyrtari i Policisë së Kosovës profesorin e kimisë të shkollës “Gylistan”. “Jo nuk jam unë ky person”, ia ka kthyer ai. “Unë jam Hasan Huseyin Günakan”.

Polici largohet dhe flet me dy pjesëtarët e Agjencisë Kosovare për Inteligjencën, të cilët rrinë jashtë ndërtesës së Aeroportit të Prishtinës. “Ç'të bëj, ky thotë që nuk është ai që është në listë?”. Zyrtarët e AKI-së flasin me dikë në telefon, supozohet që me eprorin. “Po, po, ky është, dërgojeni!” i thonë zyrtarit të Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco