Burri i jep fund jetës

Burri i jep fund jetës

20:40, 26/04/2018
A+ Aa A-

Një 59-vjeçar është gjetur i pajetë në Gjirokastër. Dyshimet e policisë, janë se 59-vjeçari me iniciale G.M. është vetëvrarë.

“Njoftohemi se në hyrje të fshatit Çepunë, Njësia Administrative Cepo, Bashkia Gjirokastër ka vrarë veten shtetasi G.M 59 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia pa dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco