Ekzekuton bashkëshorten, arrestohet burri. Emri Foto ilustruese

Ekzekuton bashkëshorten, arrestohet burri. Emri

20:29, 26/04/2018
A+ Aa A-

Një 75-vjeçar është ndaluar sot nga policia e Kukësit, i akuzuar se ka ekzekutuar bashkëshorten e tij më 4 Prill, në fshatin Borje.

Adem Tale, 75 vjeç, banues në fshatin Borje, u ndaluan nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Drejtorinë e Policisë së Kukësit, bënë me dije burime zyrtare.

Sipas të njëjtave burime, në orën 23:16 të 4 prillit, dyshohet se Adem Tale për motive të dobëta, ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij Z.T., 68 vjeçe. Krimi, sipas policisë, dyshohet se ka ndodhur në banesën ku jetonte çifti në fshatin Borje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, njoftoi Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco