Hajdari në Syri.net: Duhet vullnet për të goditur grupet kriminale...

Hajdari në Syri.net: Duhet vullnet për të goditur grupet kriminale...

18:44, 26/04/2018
A+ Aa A-

Aleks Hajdari tha në studion e “Syri.net” se për të goditur grupet kriminale duhet vullnet.

Hajdari tha se të bësh disa goditje sporadike nuk do të thotë se po godet grupet kriminale.

“Grupet kriminale dihet se kush janë, ka informacione, por për të goditur grupet kriminale duhet vullnet. Dhe këto që janë goditur deri më tani nuk janë peshqit e mëdhenj, përkundrazi po e kthejnë në qesharake këtë deklaratën e peshqve”, tha ish drejtuesi i Policisë.

Në vijim ai shtoi se vetingu është me lista të parapërgatitura dhe këtë koha do e tregojë.

“Pse duhet të jetë zv.ministri kryetar i procesit të vetingut apo i bordit të monitorimit, pse nuk u përfshi në këto komisione qoftë edhe një anëtar i punonjësve të policisë që u larguan në 2013? Pse nuk u përfshinë në krye të procesit organizmat ndërkombëtare, apo të SHÇBA-së por u vendos zv.ministri? Sepse i gjithë procesi është paracaktuar”, tha kreu i shoqatës së Policëve në lirim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco