Ish-drejtuesi i Policisë zbulon ‘projektin qeveritar’ të kanabizimit dhe ‘luftën e klasave’ në Polici

Ish-drejtuesi i Policisë zbulon ‘projektin qeveritar’ të kanabizimit dhe ‘luftën e klasave’ në Polici

18:28, 26/04/2018
A+ Aa A-

Aleks Hajdari, kreu i shoqatës së Policëve në Lirim, në një intervistë për “SYRI.net”, është shprehur se kanabizimi i vendit kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Saimir Tahri, është bërë me “projekt qeveritar”.

Sipas ish drejtuesit të Policisë, ish-ministri Saimir Tahiri ishte vetëm zbatues i këtij projekti qeveritar.

“Nëse qeveria do kishte dëshirën e mirë për ta luftuar (drogën) s’do kishte sasia kaq të mëdha, tha ai. Aleks Hajdari shtoi se sasia e drogës që është kapur jashtë e brenda Shqipërisë është 1/10 e sasisë që është kapur. Ka lëndë akoma të maganizuar, këtë e tregojnë kapjet në vendet fqinje, shtoi ai.

Hajdari tha se në Polici po ndodh një luftë klasash, mes njerëzve të “klanit Tahiri” dhe atyre të “klanit xhafaj”.

Me lëvizjet e fundit, janë sulmuar njerëzit e “klanit Tahiri”, tha ai.

Ish-drejtuesi i Policisë shtoi se ka shumë drejtues policie të implikuar në trafik droge. Një pjesë e tyre s’do përfshihen në vetting sepse dielli s’do mbulohet me shoshë, deklaroi ai.

Hajdari i tërhoqi veshin edhe Prokurorisë, kur tha se organi i akuzës duhej të nxirrte më  shumë urdhra-ndalimi për drejtuesit e Policisë të implikuar në trafik droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi27/04/2018 17:50

Po çfare lufte klase thua mor Aleks , ajo eshte lufte brenda llojit , ku morrat e kuq luftojne njeri tjetrin per pozita e favore. Lufte klasash ishte ajo qe u be me ty e shume kolegeve te ty fill pas marjes se pushtetit nga bolsheviket e rilindjes dhe ne krye te Ministrise se Brendshme u vu komsomolasi Sajmir Tahiri, KJO ESHTE VERTETA.

Shto koment

Denonco