Tiranë/ Grabitja përfundon në masakër, vdes burri, plagoset gruaja

Tiranë/ Grabitja përfundon në masakër, vdes burri, plagoset gruaja

21:53, 25/04/2018
A+ Aa A-

Agim Buci, 52 vjeç ka mbetur i vdekur, ndërsa bashkëshortja e tij Merita Buci, 44 vjeçe është plagosur, nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamzë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se çifti është pronar i një minimarketi në rrugën “OSBE”. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, aty janë futur për të grabitur persona ende të paidentifikuar. Situata ka agravuar dhe nga keqbërësit është qëlluar me armë zjarri. Nga qitjet e armëve, të plagosur kanë mbetur burrë e grua, të cilit ishin prezent në biznes të dy.

Ata janë transportuar në spital, por Agim Buci nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, sipas burimeve mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autorët që u futën në dyqan dyshohet se ishin dy. Ata dyshohet se u larguan nga vendngjarja me një makinë tip “BMW” të zezë. 

Në momentet e ngjarjes tragjike, në dyqan ka qenë edhe djali 6-vjeçar i çiftit, i cili u ka shpëtuar plumbave. 

Një grup hetimor është ngritur për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

“Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje - dalje të Kamzës e në pika të tjera, ndërsa vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit”, njoftoi Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/04/2018 23:27

Ku është ajo policia që duam? Mbajini në burg ata "vandalët" e Kukësit.

Shto koment

Denonco